Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR UNIFIKIMIN E DISA RREGULLAVE PËR TRANSPORTIN AJROR NDËRKOMBËTAR”

Ligji nr. 9255, datë 15 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9255
Data e miratimit
15 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 5 gusht 2004
Hyn në fuqi
20 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2004-08-05

LIGJ

Nr.9255, datë 15.7.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR UNIFIKIMIN E DISA RREGULLAVE PËR TRANSPORTIN AJROR NDËRKOMBËTAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për unifikimin e disa rregullave për transportin ajror ndërkombëtar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4278, datë 26.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTË

PËR UNIFIKIMIN E DISA RREGULLAVE PËR TRANSPORTIN AJROR NDËRKOMBËTAR

Shtetet pjesëmarrëse në këtë Konventë,

Duke njohur kontributin e rëndësishëm të Konventës për unifikimin e disa rregullave lidhur me transportin ajror ndërkombëtar, nënshkruar në Varshavë në 12 tetor 1929, tani e tutje referuar si "Konventa e Varshavës", dhe të instrumenteve të tjera lidhur me harmonizimin e ligjit ndërkombëtar privat ajror,

Duke njohur nevojën për të modernizuar dhe konsoliduar Konventën e Varshavës dhe të instrumenteve që lidhen me të,

Duke njohur rëndësinë e sigurimit të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve në transportin ajror ndërkombëtar dhe nevojën për kompensim të barabartë në parimet e kthimit të të drejtave,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.