Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA II), ratifikuar me ligjin nr. 3/2022
Ligji nr. 81/2023, datë 12 tetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 81/2023
- Data e miratimit
- 12 tetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 158, 31 tetor 2023
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 158, datë 2023-10-31
LIGJ
Nr. 81/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM LETRASH,
TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PROGRAMIN
VJETOR KOMBËTAR PËR SHQIPËRINË PËR VITIN 2020, NË KUADËR TË
INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA II),
RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 3/2022
Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndryshuese, me shkëmbim letrash, e marrëveshjes së financimit ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor
Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit
(IPA II), ratifikuar me ligjin nr. 3/2022”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.10.2023.
Shpallur me dekretin nr. 304, datë 25.10.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
KOMISIONI EVROPIAN
Negociatat për fqinjësinë dhe zgjerimin
D- Ballkani perëndimor
Drejtor i Komanduar
Subjekti: Ndryshimi në Marrëveshjen e Financimit të Programit Vjetor Kombëtar IPA 2020 për
Shqipërinë
Referencë: Letra juaj, e datës 31.3.2023, me referencë nr. 368/1 (letra jonë me referencë Ares
Bruksel, më 11.7.2023
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.