Ligj

Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës

Ligji nr. 9235, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 10 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 7 maj 2015.

Numri
9235
Data e miratimit
29 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 31 gusht 2004
Hyn në fuqi
15 shtator 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2004-08-31

LIGJ

Nr. 9235, datë 29.7.2004

PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS

Në mbështetje të neneve 41, 78, 83 pika 1 dhe 181 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt:

a) rregullimin e drejtë, sipas kritereve të nenit 41 të Kushtetutës, të çështjeve të së drejtës së

pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet;

b) kthimin dhe, aty ku sipas këtij ligji kthimi i pronës është i pamundur, kompensimin e saj;

c) procedurat për realizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe organet

administrative të ngarkuara për realizimin e tyre.

Neni 2

E drejta e pronësisë

Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë, në përputhje me këtë ligj, të drejtën e

pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose

të marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944, si dhe kthimin ose

kompensimin e pronës.

Neni 3

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Kompensim” nënkupton shpërblimin e drejtë, sipas vlerës së tregut në momentin e njohjes

së shpërblimit, të kryer sipas këtij ligji;

2. “Pronë” nënkupton një send të paluajtshëm, sipas përcaktimit në Kodin Civil;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 4 maj 2005 · 9388 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”
  2. 17 korrik 2006 · 9583 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar
  3. 6 shkurt 2007 · 9684 · PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
  4. 10 prill 2008 · 9898 · PËR NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
  5. 12 mars 2009 · 10095 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
  6. 23 dhjetor 2009 · 10207 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
  7. 22 korrik 2010 · 10308 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
  8. 10 maj 2012 · 55/2012 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
  9. 8 maj 2014 · 49/2014 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9235, DATË 29.7.2004, “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
  10. 7 maj 2015 · 47/2015 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.