Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ndërtimi i urave të qëndrueshme duke përdorur qasjen e programit me shumë faza
Ligji nr. 80/2023, datë 12 tetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 80/2023
- Data e miratimit
- 12 tetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 158, 31 tetor 2023
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 158, datë 2023-10-31
LIGJ
Nr. 80/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM
DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN “NDËRTIMI I URAVE TË QËNDRUESHME
DUKE PËRDORUR QASJEN E PROGRAMIT ME SHUMË FAZA”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Ndërtimi i urave të qëndrueshme duke përdorur qasjen e programit me shumë faza”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.10.2023.
Shpallur me dekretin nr. 303, datë 25.10.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
HUAJA NUMËR 94790-AL
MARRËVESHJE HUAJE
PROJEKTI PËR NDËRTIMIN E URAVE TË QËNDRUESHME DUKE PËRDORUR QASJEN PROGRAMATIKE ME SHUMË FAZA NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Marrëveshje më datë sipas datës së nënshkrimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”). Me anë të kësaj Marrëveshjeje Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:
Neni I
Kushte të përgjithshme; përkufizime
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.