Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE”

Ligji nr. 9311, datë 11 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9311
Data e miratimit
11 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 94, 17 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
1 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 94, datë 2004-12-17

LIGJ

Nr.9311, datë 11.11.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e menaxhimit të burimeve ujore, në shumën 10 200 000 (dhjetë milionë e dyqind mijë) SDR”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4408, datë 25.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE KREDIE PËR ZHVILLIM

(Projekti i menaxhimit të burimeve ujore)

ndërmjet SHQIPËRISË DHE SHOQATËS PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR

29 korrik 2004

MARRËVESHJE, datë 29 korrik 2004, ndërmjet Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (Shoqata).

Meqënëse (A) Huamarrësi ka kërkuar nga Shoqata të asistojë në financimin e projektit, pasi ka mbetur i kënaqur në lidhje me studimin paraprak dhe prioritetin e projektit të përshkruar në kapitullin 2 të kësaj Marrëveshjeje,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.