Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE DHE TË PROTOKOLLIT TË SAJ”

Ligji nr. 9350, datë 3 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9350
Data e miratimit
3 mars 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 26 mars 2005
Hyn në fuqi
10 prill 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2005-03-26

LIGJ

Nr.9350, datë 3.3.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE DHE TË PROTOKOLLIT TË SAJ”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për ripranimin e personave dhe protokolli i saj.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4505, datë 17.3.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT MBI RIPRANIMIN E PERSONAVE

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, këtu referuar si “Pala Kontraktuese” ose “Palët Kontraktuese” sipas rastit,

duke dëshiruar të përmirësojnë bashkëpunimin ndërmjet dy Palëve Kontraktuese, me qëllim që të japin kontributin e tyre për të parandaluar dhe luftuar kalimin e paligjshëm të kufirit me qëllim migracionin,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.