Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN PËR ZHVILLIM EKONOMIK ARAB PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË UJITJES (FAZA III)”

Ligji nr. 9349, datë 3 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9349
Data e miratimit
3 mars 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 26 mars 2005
Hyn në fuqi
10 prill 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2005-03-26

LIGJ

Nr.9349, datë 3.3.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN PËR ZHVILLIM EKONOMIK ARAB PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË UJITJES (FAZA III)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillim Ekonomik Arab për projektin e rehabilitimit të ujitjes (Faza III)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4504, datë 17.3.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJA E HUASË

PROJEKTI I REHABILITIMIT TË UJITJES (FAZA III) NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB

Marrëveshja e datës _______ ndërmjet Republikës së Shqipërisë (e quajtur këtej e tutje Huamarrësi), përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë nga njëra anë dhe Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (i quajtur këtej e tutje Fondi) nga ana tjetër.

Huamarrësi i ka kërkuar Fondit ta ndihmojë në financimin e projektit të rehabilitimit të ujitjes (faza III) të përshkruar në listën 2 të kësaj Marrëveshjeje (i quajtur këtë e tutje projekt);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.