Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen shoqërore

Ligji nr. 89/2023, datë 1 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
89/2023
Data e miratimit
1 nëntor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 172, 24 nëntor 2023
Hyn në fuqi
9 dhjetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2023-11-24

LIGJ

Nr. 89/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE REPUBLIKËS SË BULLGARISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë për

mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.11.2023.

Shpallur me dekretin nr.332, datë 20.11.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJA

PËR MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE REPUBLIKËS SË BULLGARISË

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Bullgarisë, të nxitura nga dëshira për të rregulluar dhe për të

zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes shoqërore, kanë rënë dakord mbi

një marrëveshje për këtë qëllim, si më poshtë:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

1. Për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje:

a)Termi “Shqipëri” nënkupton Republikën e Shqipërisë.

Termi “Bullgari” nënkupton Republikën e Bullgarisë;

b) Termi “territor” nënkupton:

Për Shqipërinë: territori shtetëror i Republikës së Shqipërisë.

Për Bullgarinë: territori shtetëror i Republikës së Bullgarisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.