PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE
Ligji nr. 9355, datë 10 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 prill 2016.
- Numri
- 9355
- Data e miratimit
- 10 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 13 prill 2005
- Hyn në fuqi
- 28 prill 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2005-04-13
LIGJ
Nr.9355, datë 10.3.2005
PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim:
1. Të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore.
2. Të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre.
Neni 2
Ky ligj rregullon marrëdhëniet e financimit e të ofrimit të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në Shqipëri.
Neni 3
Parimet bazë, mbi të cilat funksionon skema e ndihmës dhe e shërbimeve shoqërore, janë:
a) respekti dhe garantimi i vlerave dhe i personalitetit të individit;
b) universaliteti;
c) barazia e mundësive;
ç) e drejta për të përfituar;
d) partneriteti;
dh) transparenca dhe paanshmëria;
e) decentralizimi;
ë) pavarësia, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrja në jetën e komunitetit;
f) mosdiskriminimi;
g) karakteri subvencionues;
Neni 4
Në kuptim të këtij ligji:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 28 korrik 2006 · 9602 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore"
- 11 mars 2010 · 10252 · Për disa shtesa në ligjin nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar
- 17 mars 2011 · 10399 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005 “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
- 14 shkurt 2013 · 25/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”
- 24 prill 2014 · 47/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005, “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
- 21 prill 2016 · 44/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005, “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.