Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000 "PËR NJËTRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NËNËNTOKË"

Ligji nr. 9356, datë 17 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9356
Data e miratimit
17 mars 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 28 prill 2005
Hyn në fuqi
13 maj 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2005-04-28

LIGJ

Nr.9356, datë 17.3.2005

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000 "PËR NJË

TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NË

NËNTOKË"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8685, datë 9.11.2000 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në

miniera, në nëntokë", bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 5 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Të gjithë personat, që përfitojnë trajtim të veçantë, sipas këtij ligji, kanë të drejtë ta marrin

atë deri në çastin që plotësojnë kushtet për një lloj përfitimi nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993 "Për

sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" ose deri kur at a bëhen ekonomikisht aktivë, me

përjashtim të personave, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomik e si të vetëpunësuar në bujqësi e

blegtori.".

Neni 2

Pas nenit 6 shtohen nenet 6/1 dhe 6/2 me këtë përmbajtje:

"Neni 6/ 1

Përfitimet nga ky ligj nuk tatohen.

Përfitimet e caktuara, sipas këtij ligji, rriten ose indeksohen sa herë dhe në atë masë që rriten

ose indeksohen pensionet e pleqërisë nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror.

Përfitimet e caktuara, por të patërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 1 vit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.