Ligj

PËR STATUSIN E PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Ligji nr. 9357, datë 17 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 korrik 2020.

Numri
9357
Data e miratimit
17 mars 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 28 prill 2005
Hyn në fuqi
13 maj 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2005-04-28

LIGJ

Nr.9357, datë 17.3.2005

PËR STATUSIN E PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe qëllimi

Ky ligj përcakton statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, pozitën juridike, administrative, kriteret e pranimit dhe të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, detyrimet e të drejtat e punonjësit të këtij Shërbimi dhe garancitë ligjore për realizimin e tyre.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. “Kursant” është shtetasi, që përgatitet në kurset e institutit të këtij Shërbimi, për t’u bërë punonjës aktiv i Shërbimit Informativ të Shtetit.

2. “Punonjës në detyrë” është shtetasi në marrëdhënie pune në Shërbimin Informativ të Shtetit.

3. “Punonjës në pension” është shtetasi, që ka punuar në strukturat e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe del në pension të parakohshëm ose në pension të plotë pleqërie.

4. “Punonjës në lirim” është shtetasi, që ndërpret marrëdhëniet e punës me Shërbimin Informativ të Shtetit.

5. “Punonjës i përjashtuar” është shtetasi, të cilit i ndërpriten marrëdhëniet e punës me Shërbimin Informativ të Shtetit.

Neni 3

Marrja dhe humbja e të drejtës së statusit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 korrik 2020 · 97/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9357, datë 17.3.2005, “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.