PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT
Ligji nr. 9363, datë 24 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 nëntor 2023.
- Numri
- 9363
- Data e miratimit
- 24 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 3 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2005-05-03
LIGJ
Nr.9363, datë 24.3.2005
PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT
Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon rastet, mënyrën dhe procedurat e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar, brenda dhe jashtë vendit, duke respektuar Kushtetutën, Kartën e Kombeve të Bashkuara, parimet e Organizatës së Atlantikut të Veriut, dokumentet e sigurisë së Bashkimit Europian dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Bashkëpunimi ushtarak ndërkombëtar
1. Për qëllimet e këtij ligji, me pjesëmarrje në bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar kuptojmë:
a) pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionet ushtarake ndërkombëtare;
b) pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në stërvitjet ose veprimtaritë ushtarake ndërkombëtare;
c) qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin tranzit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke ndjekur procedurat e përcaktuara në këtë ligj;
ç) pjesëmarrjen në misione humanitare ndërkombëtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 4 shkurt 2010 · 10218 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”
- 12 dhjetor 2013 · 175/2013 · Për një ndryshim në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar
- 24 nëntor 2016 · 119/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9363, DATË 24.3.2005, “PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE PËR DËRGIMIN E FORCAVE USHTARAKE SHQIPTARE JASHTË VENDIT”, TË NDRYSHUAR
- 2 nëntor 2023 · 85/2023 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.