Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “SHTOJCËS NË MARRËVESHJEN FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE "PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, CARDS, 2004””

Ligji nr. 9405, datë 19 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9405
Data e miratimit
19 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 50, 23 qershor 2005
Hyn në fuqi
8 korrik 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 50, datë 2005-06-23

LIGJ

Nr.9405, datë 19.5.2005

PËR RATIFIKIMIN E “SHTOJCËS NË MARRËVESHJEN FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE "PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, CARDS, 2004””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Shtojca në marrëveshjen financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane "Për programin vjetor kombëtar të veprimit, CARDS, 2004””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4612, datë 6.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJA FINANCIARE E NDRYSHUAR

“PROGRAMI VJETOR I VEPRIMIT 2004 PËR SHQIPËRINË”

Komuniteti Europian, këtu e tutje referuar si “Komuniteti”, i përfaqësuar nga Komisioni i Komuniteteve Europiane, këtu e tutje referuar si “Komisioni”, dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, këtu e tutje referuar si “Përfituesi”,

1) Në kushtet kur Komisioni dhe Përfituesi kanë nënshkruar një Marrëveshje financiare për programin vjetor të veprimit 2004 për Shqipërinë;

2) Meqenëse, një fond shtesë prej 5 milionë € është vënë në dispozicion duke iu shtuar Marrëveshjes financiare për programin vjetor të veprimit 2004 për Shqipërinë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.