Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN, PËR PARIMET E PËRGJITHSHME PËR PJESËMARRJEN E SHQIPËRISË NË PROGRAMET KOMUNITARE”

Ligji nr. 9404, datë 19 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9404
Data e miratimit
19 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 23 qershor 2005
Hyn në fuqi
8 korrik 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2005-06-23

LIGJ

Nr.9404, datë 19.5.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN, PËR PARIMET E PËRGJITHSHME PËR PJESËMARRJEN E SHQIPËRISË NË PROGRAMET KOMUNITARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, për parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet komunitare”, nënshkruar në Bruksel më 22 nëntor 2004.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4611, datë 6.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE KUADËR

NDËRMJET KOMUNITETIT EUROPIAN DHE SHQIPËRISË MBI PARIMET E PËRGJITHSHME PËR PJESËMARRJEN E SHQIPËRISË NË PROGRAMET KOMUNITARE

Komuniteti Europian, këtu e tutje referuar si “Komuniteti”, nga njëra anë, dhe Republika e Shqipërisë, këtu e tutje referuar si “Shqipëria”, nga ana tjetër, të dyja palët këtu e tutje referuar si “Palët Kontraktuese”,

duke marrë parasysh se:

1) Këshilli Europiane në Kopenhagë në dhjetor 2002 konfirmoi perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si kandidatë të mundshëm, dhe theksoi vendosmërinë e tij, për të mbështetur përpjekjet e tyre për t’iu afruar më shumë Bashkimit Europiane;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.