Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN PËR NXITJEN E RESPEKTIMIT TË MASAVE NDËRKOMBËTARE TË MENAXHIMIT DHE TË RUAJTJES SË BURIMEVE NGA ANIJET E PESHKIMIT NË DET TË HAPUR”

Ligji nr. 9401, datë 19 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9401
Data e miratimit
19 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 23 qershor 2005
Hyn në fuqi
8 korrik 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2005-06-23

LIGJ

Nr.9401, datë 19.5.2005

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN PËR NXITJEN E

RESPEKTIMIT TË MASAVE NDËRKOMBËTARE TË MENAXHIMIT DHE TË RUAJTJES SË

BURIMEVE NGA ANIJET E PESHKIMIT NË DET TË HAPUR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtet utës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen për nxitjen e re spektimit të masave ndërkombëtare të

menaxhimit dhe të ruajtjes së burimeve nga anijet e peshkimit në det të hapur”, bërë në Romë më 24.11.1993.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4608, datë 6.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

PËR TË NXITUR RESPEKTIMIN E MASAVE NDËRKOMBËTARE TË MENAXHIMIT DHE RUAJTJES

SË BURIMEVE NGA ANIJET E PESHKIMIT NË DET TË HAPUR

Palët në këtë Marrëveshje,

- duke njohur që të gjitha shtetet kanë të drejtën që anijet e tyre të peshkojnë në det të hapur, sipas

rregullave të ligjit ndërkombëtar, ashtu siç përcaktohet në konventën e Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e detit,

- duke njohur gjithashtu që, sipas ligjit ndërkombëtar, ashtu siç përcaktohet në konventën e OKB-së në

ligjin për detin, të gjitha shtetet kanë për detyrë të marrin o se të bashkëpunojnë me shtetet e tjera në marrjen e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.