PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8136, DATË 31.7.1996 "PËRSHKOLLËN E MAGJISTRATURËS TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 9414, datë 20 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9414
- Data e miratimit
- 20 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr. 9414, datë 20. 5. 2005
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8136, DATË 31.7.1996 "PËR
SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës të Republikës së
Shqipërisë", bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 2
Shkolla e Magjistraturës siguron formimin profesional të magjistratëve (gjyqtarë, prokurorë).
Formimi profesional përfshin programin e formimit fillestar të kandidatëve për magjistratë
dhe të formimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë.
Shkolla e Magjistraturës, në përputhje me ligjin ose me kërkesë të institucioneve të
interesuara, në varësi të kapaciteteve të lira, që i krijohen nga veprimtaria për for mimin fillestar dhe
atë vazhdues të magjistratëve, si dhe të fondeve përkatëse, që i vihen në dispozicion nga institucionet
përgjegjëse apo donatorët, realizon edhe veprimtari të formimit profesional të punonjësve të
administratës gjyqësore, si dhe të profesioneve të tjera juridike, që lidhen me sistemin e drejtësisë. ".
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 3
Shkolla e Magjistraturës ka buxhetin e vet zë të veçantë në Buxhetin e Shtetit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.