Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Europian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit "Europa Digjitale" (2021-2027)
Ligji nr. 87/2023, datë 2 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 87/2023
- Data e miratimit
- 2 nëntor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 171, 22 nëntor 2023
- Hyn në fuqi
- 7 dhjetor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2023-11-22
1 OJ L 192, 22.7.2005, f. 2
LIGJ
Nr. 87/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE BASHKIMIT EUROPIAN,
NGA ANA TJETËR, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
NË PROGRAMIN E BASHKIMIT “EUROPA DIGJITALE” (2021–2027)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe
Bashkimit Europian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e
Bashkimit “Europa Digjitale” (2021–2027) sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë
përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.11.2023.
Shpallur me dekretin nr. 331, datë 20.11.2023 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE
NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN, NGA NJËRA ANË, DHE REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË, NGA ANA TJETËR, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
NË PROGRAMIN E BASHKIMIT “EUROPA DIGJITALE” (2021–2027)
Komisioni Evropian (në vijim i referuar si “Komisioni”), në emër të Bashkimit Evropian,
nga njëra anë,
dhe
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, në emër të Republikës së Shqipërisë (në vijim e
referuar si “Shqipëria”),
nga ana tjetër,
në vijim të referuara si “Palët”
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.