Ligj

PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9418, datë 20 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 shkurt 2006.

Numri
9418
Data e miratimit
20 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 14 qershor 2005
Hyn në fuqi
1 janar 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2005-06-14

LIGJ

Nr.9418, datë 20.5.2005

PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është t’u garantojë ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre përfitime suplementare, mbi ato të përcaktuara në ligjin nr.4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, kur e ndërpresin karrierën, sipas ligjit nr.9171, datë 22.1.2004 “Për gradat dhe karrierën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Neni 2

Përfituesit

Përfitojnë sipas këtij ligji ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, oficer, nënoficer, student ushtarak dhe kursant për nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist, ushtar i shërbimit të detyrueshëm, ushtarak në rezervë/lirim/pension të plotë pleqërie dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Neni 3

Vjetërsia në shërbim

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 shkurt 2006 · 9481 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.5.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.