PËR PROCEDURAT E PRIVATIZIMIT TË BANESAVE TË NDËRTUARA OSE TË BLERA ME FONDE SHTETËRORE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE
Ligji nr. 9416, datë 20 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9416
- Data e miratimit
- 20 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr.9416, datë 20.5.2005
PËR PROCEDURAT E PRIVATIZIMIT TË BANESAVE TË NDËRTUARA OSE TË BLERA ME FONDE SHTETËRORE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka qëllim të përcaktojë procedurat dhe format e privatizimit të banesave të ndërtuara ose të blera me fonde të Buxhetit të Shtetit nga Enti Kombëtar i Banesave (më poshtë EKB) deri në vitin 2005.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e përdorur kanë këto kuptime:
1. “Privatizim” është procesi i kalimit të pronësisë nga Enti Kombëtar i Banesave te familja, sipas procedurave dhe formës së parashikuar në këtë ligj.
2. “Shumë falas është shuma në të holla, që përfiton, si kontribut i shtetit, familja e pastrehë, sipas specifikimeve në këtë ligj.
3. “Familje që kanë zënë banesat e ndërtuara nga EKB-ja” janë familjet, që nuk janë miratuar me vendim të këshillit të bashkisë ose të komunës, për t’u strehuar në banesat e ndërtuara nga EKB-ja.
4. “Familje të pastreha” janë familjet, të cilat nuk kanë përfituar nga ligji nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizmin e banesave shtetërore” dhe janë miratuar me vendim të këshillit të bashkisë ose të komunës deri më 30 maj 1998.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.