PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR AGJENCINË ETRAJTIMIT TË KREDIVE”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9417, datë 20 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9417
- Data e miratimit
- 20 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14
1609
LIGJ
Nr.9417, datë 20.5.2005
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR AGJENCINË E
TRAJTIMIT TË KREDIVE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, i ndryshuar, bëhen
këto shtesa:
Neni 1
Pas nenit 6 shtohet neni 6/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 6/1
Agjencia paguan taksën për veprimet që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor në fund të
ekzekutimit dhe në raport me shumën e ekzekutuar.
Agjencia përjashtohet nga taksat për veprimet që kryhen nga zyr at e regjistrimit të pasurive të
paluajtshme dhe të luajtshme.”.
Neni 2
Në nenin 7, pas fjalëve “ose nuk janë të kontrolluara nga shtet i”, shtohet fjalia me këtë
përmbajtje:
“Agjencia ka të drejtën e kalimit kapital të aseteve të veta, sipas dispozitave ligjore në fuqi.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4607, datë 1.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.