Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Institutit të Kredisë Shtetërore të Mbretërisë së Spanjës, për projektin e ripërtëritjes së rrjetit elektrik të shpërndarjes, Fier”

Ligji nr. 9451, datë 15 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9451
Data e miratimit
15 dhjetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 106, 31 dhjetor 2005
Hyn në fuqi
15 janar 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2005-12-31

LIGJ

Nr.9451, datë 15.12.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE INSTITUTIT TË

KREDISË SHTETËRORE TË MBRETËRISË SË SPANJËS, PËR PROJEKTIN E

RIPËRTËRITJES SË RRJETIT ELEKTRIK TË SHPËRNDARJES, FIER”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga

Ministria e Financave dhe Institutit të Kredisë Shtetërore të Mbretërisë së Spanjës, për projektin e

ripërtëritjes së rrjetit elektrik të shpërndarjes, Fier”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4742, datë 6.1.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE E HUASË

NDËRMJET INSTITUTIT TË KREDISË SHTETËRORE TË MBRETËRISË SË SPANJËS DHE

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE

Republika e Shqipërisë, e përfaq ësuar nga Ministria e Financave dhe ICO, që vepron në emër

të Mbretërisë së Spanjës, me anë të kësaj, vendosin:

Qeveria e Mbretërisë së Spanjës, me frymën e saj të lartë të miqësisë dhe të bashkëpunimit, të

reflektuar në marrëdhëniet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, i ka dhënë, në 26 nëntor 2004,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.