Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore
Ligji nr. 9461, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 8 shtator 2008.
- Numri
- 9461
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2005-12-31
LIGJ
Nr.9461, datë 21.12.2005
PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
1. Për të pasur një instrument të vetëm, që do të mundësonte administrimin në të njëjtën kohë të tarifës doganore, të statistikave të tregtisë së jashtme dhe të politikave të tjera, që lidhen me mallrat dhe lëvizjen e tyre, Këshilli i Ministrave miraton një nomenklaturë mallrash, e cila, nga këtu e më tej, do të quhet “Nomenklatura e Mallrave” (NM).
2. Nomenklatura e Mallrave bazohet plotësisht në Nomenklaturën e Kombinuar të Bashkimit Europian (CN) dhe do të përfshijë:
Nomenklaturën e Sistemit të Harmonizuar (SH) të Organizatës Botërore të Doganave;
nënndarjet, që i janë bërë nomenklaturës së SH-së, të quajtura ndryshe edhe “nënkrerë të NM-së”, të cilave u përgjigjet një nivel i caktuar i taksës doganore;
dispozitat paraprake, shënimet shtesë për seksionet, kapitujt dhe shënimet fundore për nënkrerët e NM-së.
3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë vendimin përkatës për përditësimin e Nomenklaturës së Mallrave me nivelet e tarifave doganore në fuqi, ku të përfshihen edhe nivelet e taksës doganore, kur është e mundur dhe njësitë statistikore plotësuese, si edhe informacione të tjera të nevojshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 16 prill 2007 · 9715 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005 “PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”
- 8 shtator 2008 · 9982 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005 “PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.