Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 9460, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9460
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2005-12-31
LIGJ
Nr.9460, datë 21.12.2005
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR
PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 30 “Pajisja me certifikatë tatimore”, në fund të pikës 1 shtohet një paragraf me këtë
përmbajtje:
“Personat e tatueshëm kanë selinë qendrore në vendin e menaxhimit efektiv të biznesit.
Kriteret për përcaktimin e vendit efektiv të biznesit përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave,
në zbatim të këtij ligji.”.
Neni 2
Në fund të nenit 36 “Metodat alternative të përcaktimit të detyrimit tatimor” shtohet një
paragraf me këtë përmbajtje:
“Për zbatimin e shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç” të këtij neni, Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve këshillohet me shoqatat e specializuara të biznesit, për të përcaktuar vlerën orientuese të
tatueshme, në bazë të së cilës bëhet përcaktimi i detyrimeve tatimore. Vlera orientuese e tatueshme
përcaktohet me akte nënligjore.”.
Neni 3
Në nenin 53 “Shkeljet dhe dënimet për moslejimin e hyrjes dhe të kontrollit”, pas pikës 1
shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.