Për disa shtesa në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar
Ligji nr. 9462, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9462
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2005-12-31
3199
LIGJ
Nr.9462, datë 21.12.2005
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8981, DATË 12.12.2002 “PËR MIRATIMIN E
NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8981, datë 12.12.2002 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas nenit 1 shtohen nenet 1/1 e 1/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 1/1
Në tarifën doganore në fuqi të Republikës së Shqipërisë, nivelet e taksave doganore
ndryshojnë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Për importet nga vendet joanëtare të OBT-së, për artikujt e nomenklaturës me kodet 72131000
deri në kodin 72179090, niveli i tarifës doganore mbetet 15 për qind.
Neni 1/2
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përfshijë në tarifën doganore të Republikës së Shqipërisë
masat tarifore, të parashikuara në nenin 1/1, në mbështetje të Nomenklaturës së Kombinuar të
Bashkimit Europian për vitin 2006.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar
2006.
Shpallur me dekretin nr.4737, datë 28.12.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred
Moisiu
NDRYSHIMET E TARIFES DOGANORE PER VITIN 2006
3200
Kodi Ndarje Pershkrimi tarifa 2005 Tarifa2006
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.