Për disa ndryshime dhe një shtesë në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, të ndryshuar
Ligji nr. 9459, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9459
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2005-12-31
LIGJ
Nr.9459, datë 21.12.2005
PËR DISA NDRYSHIME DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 “PËR
LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 10 "Detyrimet tatimore", në pikën 4 bëhen këto ndryshime:
1. Paragrafi “i” i shkronjës “a” ndryshohet si më poshtë:
"i) organizatori i lojës bingo që zhvillohet për pjesëmarrës brenda sallës, paguan një tatim për
lojërat e fatit me një kuotë fikse, çdo muaj, për çdo sallë, përkatësisht 500 000 lekë për rrethet e
kategorisë së parë, 400 000 lekë për rrethet e kategorisë së dytë dhe 300 000 lekë për rrethet e
kategorisë së tretë;”.
2. Paragrafi “ii” i shkronjës “b” ndryshohet si më poshtë:
"ii) organizatori i basteve sportive paguan tatim mbi lojërat e fatit me kuotë fikse, si më
poshtë:
- 1 000 000 lekë çdo muaj për shoqërinë;
- 40 000 lekë për çdo pikë shitjeje të basteve, për rrethet e kategorisë së parë;
- 30 000 lekë për çdo pikë shitjeje të basteve, për rrethet e kategorisë së dytë;
- 20 000 lekë për çdo pikë shitjeje të basteve, për rrethet e kategorisë së tretë;".
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.