Për disa ndryshime në ligjin nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Ligji nr. 9456, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9456
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2005-12-31
LIGJ
Nr.9456, datë 21.12.2005
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8982, DATË 12.12.2002
“PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:
a) Aneksi nr.4 “Taksa vjetore për regjistrimin e përvitshën të mjeteve të transportit rrugor”, që i referohet pikës 2, zëvendësohet me aneksin 4, që i bashkëlidhet këtij ligji;
b) Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të mjetit. Taksa derdhet për llogari të bashkisë ose të komunës, sipas vendbanimit ose selisë së pronarit të mjetit, brenda datës 10 të muajit pasardhës.”.
c) Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
“6. Policia e Qarkullimit Rrugor kontrollon pagimin e kësaj takse nga zotëruesit e mjeteve dhe, kur vëren se nuk është paguar, zbaton një gjobë të barabartë me masën e taksës. Nëse taksa dhe/ose gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e tyre.”.
ç) Pika 7 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.