Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar
Ligji nr. 9458, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9458
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2005-12-31
LIGJ
Nr.9458, datë 21.12.2005
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimim mbi të ardhurat", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Tabela nr.l, që i bashkëlidhet ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, zëvendësohet me tabelën nr.l, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Neni 12 "Fitimet nga lojërat e fatit dhe kazinotë" shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 13 pikat 3 e 4 shfuqizohen.
Neni 4
Në fund të nenit 18 "Përjashtimet" shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Të gjitha subjektet e përmendura në shkronjën "a" deri në shkronjën "ë" të këtij neni, pavarësisht nga përjashtimi nga pagimi i tatimit mbi fitimin, janë të detyruara të dorëzojnë në organet tatimore deklaratën tatimore dhe bilancin kontabël vjetor, në të njëjtat afate si subjektet, që i nënshtrohen tatimit mbi fitimin.".
Neni 5
Në nenin 22 pika 4 ndryshohet si më poshtë:
"4. Amortizimi për kostot e blerjes së aktiveve të patrupëzuara llogaritet veç për secilin aktiv, sipas metodës lineare, në masën 15 për qind.".
Neni 6
Neni 23 "Inventari" ndryshohet si më poshtë:
"Neni 23
Inventari
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.