Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 9455, datë 21 dhjetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9455
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 31 dhjetor 2005
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2005-12-31
LIGJ
Nr.9455, datë 21.12.2005
PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR
SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 6 pika 13 ndryshohet si më poshtë:
“13. Për taksën e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë nga
aeroporti “Nënë Tereza” ngarkohet shoqëria “Tirana Airport Partners shpk”.”.
Neni 2
Në nenin 10 pika 4 shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) automjetet e regjistruara në territorin e Kosovës.”.
Neni 3
Lidhja nr.5, që i referohet pikës 9 të nenit 5 të ligjit nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e
taksave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen nr.5, që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Neni 4
Në nenin 5 pika 13 ndryshohet si më poshtë:
“13. Taksa e kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë caktohet 10 euro.”.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr., datë 28.12.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred
Moisiu
LIDHJA NR. 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.