Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”

Ligji nr. 9499, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9499
Data e miratimit
3 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 2 maj 2006
Hyn në fuqi
17 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2006-05-02

LIGJ

Nr.9499, datë 3.4.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9121, DATË 28.7.2003 “PËR MBROJTJEN E

KONKURRENCËS”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Shkronja “c” e nenit 20 “Kushtet për t’u zgjedhur anëtar i komisionit” ndryshohet si më

poshtë:

“c) të jetë, prej jo më pak se 5 vjetësh, pjesëtar i trupit akademik universitar ose të mbajë titull

apo gradë shkencore në fushën e ekonomisë a të drejtësisë, specialiteti “E drejtë civile/

administrative;”.

Neni 2

Shkronja “c” e pikës 3 të nenit 22 “Papajtueshmëritë dhe lirimi nga detyra i anëtarëve të

komisionit” ndryshohet si më poshtë:

“c) mungon në detyrë mbi 1 muaj në mënyrë të pajustifikuar;”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4833 , datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.