Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Ministror të Konfederatës Zvicerane për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit

Ligji nr. 9505, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9505
Data e miratimit
3 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 3 maj 2006
Hyn në fuqi
18 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2006-05-03

LIGJ

Nr.9505, datë 3.4.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT MINISTROR TË KONFEDERATËS ZVICERANE PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Ministror të Konfederatës Zvicerane për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4839, datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL TË KONFEDERATËS

ZVICERANE MBI BASHKËPUNIMIN POLICOR KUNDËR KRIMIT

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL TË KONFEDERATËS ZVICERIANE MBI BASHKËPUNIMIN POLICOR KUNDËR KRIMIT

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal të Konfederatës Zviceriane, të quajtur më poshtë Palë Kontraktuese,

me qëllim për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.