Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 9509, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9509
- Data e miratimit
- 3 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 2 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 17 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2006-05-02
LIGJ
Nr.9509, datë 3.4.2006
PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale dhe të
brendshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe transporti i mjeteve lundruese në rrugë tokësore, me
përjashtim të atyre të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji, pezullohen.
Neni 2
Afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Neni 3
Përjashtohen nga ky moratorium:
a) mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve portuale;
b) mjetet lundruese të destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr.7908, datë 5.4.1995 "Për
peshkimin dhe akuakulturën", të ndryshuar;
c) mjetet e transportit detar, që shërbejnë për transportin e mallrave;
ç) mjetet e transportit detar, të licencuara për transport pasagjerësh dhe të klasifikuara nga
Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh.
Neni 4
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe
kundërvajtësi dënohet me gjobë në masën 800 000 - 1 000 000 lekë dhe me konfiskim të mjetit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.