Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9498, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9498
Data e miratimit
3 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 2 maj 2006
Hyn në fuqi
17 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2006-05-02

LIGJ

Nr.9498, datë 3.4.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET

SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Shkronja “ç” e pikës 1 të nenit 74 ndryshohet si më poshtë:

“ç) prop ozon te Ministri i Financave ndryshimet në statusin e Institutit të Sigurimeve

Shoqërore dhe në ligjin e sigurimeve shoqërore;”.

Neni 2

Në nenin 77 bëhen këto ndryshime:

a) Titulli bëhet “Marrëdhëniet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore me Ministrinë e

Financave”.

b) Në pikën 1 fjalët “nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale” zëvendësohen me

fjalët “nëpërmjet Ministrisë së Financave”.

c) Në pikën 2 fjalët “do t’i paraqesë Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale” zëvendësohen

me fjalët “do t’i paraqesë Ministrit të Financave”.

ç) Në pikën 3 emërtimi “Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale” zëvendësohet me emërtimin

“Ministri i Financave”.

d) Në pikën 4 emërtimi “Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale” zëvendësohet me

emërtimin “Ministria e Financave”.

Neni 3

Në nenin 78 fjalët “ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale” zëvendësohen me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.