Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr.8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar

Ligji nr. 9506, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9506
Data e miratimit
3 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 2 maj 2006
Hyn në fuqi
17 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2006-05-02

LIGJ

Nr.9506, datë 3.4.2006

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8626, DATË 22.6.2000 “PËR STATUSIN E

INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të

ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Neni 9 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9

Shteti përjashton të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë nga pagesat për kontributet

shëndetësore dhe u jep të drejtën e përfitimit falas të barnave, të mbuluara nga skema e sigurimeve të

kujdesit shëndetësor.

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët kanë përfituar statusin, përfitojnë një shtesë në të

ardhura për mbulimin e shpenzimeve të paketës së domosdoshme me materiale të veçanta higjieno -

sanitare. Masa, kriteret dhe procedura e përfitimit të kësaj shtese në të ardhura përcaktohen me vendim

të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4840 , datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.