Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit
Ligji nr. 9508, datë 3 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9508
- Data e miratimit
- 3 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 2 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 17 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2006-05-02
LIGJ
Nr.9508, datë 3.4.2006
PËR BASHKËPUNIMIN E PUBLIKUT NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të nxisë pjesëmarrjen e publikut në denoncimin e korrupsionit, duke
mbrojtur e nxitur personat, të cilët denoncojnë praktikat korruptive të abuzimit me autoritetin publik.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, procedurave e përgjegjësive të zbatueshme në
institucionet shtetërore për denoncimin dhe regjistrimin e praktikave korruptive, si dhe shpërblimin e
mbrojtjen e personave që denoncojnë.
Neni 3
Përkufizimet
Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Institucion shtetëror” janë institucionet e administratës publike që pranojnë denoncimet
sipas këtij ligji dhe që në buxhetin e tyre kanë fonde të dedikuara për shpërblimin, sipas shkronjës “a”
të pikës 1 të nenit 14 të këtij ligji.
2. “Denoncim” është njoftimi i bërë pranë institucioneve shtetërore për praktika korruptive, që
personat kanë zbuluar, gjetur dhe për të cilat kërkohet ose duhet t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror.
3. “Person” është personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.