Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”
Ligji nr. 90/2023, datë 2 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 90/2023
- Data e miratimit
- 2 nëntor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 174, 4 dhjetor 2023
- Hyn në fuqi
- 19 dhjetor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2023-12-04
LIGJ
Nr. 90/2023
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 75/2014,
“PËR SHËRBIMIN PRIVAT TË SIGURISË FIZIKE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
1. Kudo në ligj emërtimet “Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)” dhe “Qendra Kombëtare e
Regjistrimit (QKR)” zëvendësohen me emërtimin “Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
“4. “DVP” është Drejtoria Vendore e Policisë.”.
2. Pas pikës 16 shtohet pika 16/1 me këtë përmbajtje:
“16/1. “Përgjegjësi i shërbimit” është punonjësi i shërbimit i caktuar në detyrë nga titullari i subjektit
pas kryerjes së trajnimit të specializuar dhe ka për detyrë planifikimin, organizimin dhe kontrollin e
shërbimit për një objekt ose grup objektesh.”.
3. Pika 18 ndryshohet si më poshtë:
“18. “Qendra e Menaxhimit të Shërbimeve (QMSH)” është ambienti i kompletuar me personel të
specializuar, mjete dhe pajisje elektronike, që shërben për menaxhimin dhe monitorimin e veprimtarisë
së sigurisë fizike.”.
4. Pika 19 shfuqizohet.
5. Pika 20 ndryshohet si më poshtë:
“20. “QKB” është Qendra Kombëtare e Biznesit.”.
6. Pika 21 shfuqizohet.
7. Pas pikës 23 shtohet pika 23/1 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.