Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9268, datë 29.7.2004 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve”

Ligji nr. 9513, datë 10 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9513
Data e miratimit
10 prill 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 3 maj 2006
Hyn në fuqi
18 maj 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2006-05-03

1175

LIGJ

Nr.9513, datë 10.4.2006

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9268, DATË 29.7.2004 “PËR

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT MBIKËQYRËS TË SIGURIMEVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.9268, datë 29.7.2004 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Mbikëqyrës të

Sigurimeve”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Shkronja “b” e nenit 7 ndryshohet si më poshtë:

“b) Kryetari”.

Neni 2

Neni 8 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 8

Këshilli i Autoritetit është organ kolegjial. Ai vendos për politikat në lidhje me realizimin e

objektivave të Autoritetit. Këshilli përbëhet nga Kryetari dhe nga gjashtë anëtarë. Anëtarët e Këshillit nuk

mund të punësohen në Autoritet.”.

Neni 3

Neni 13 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 13

Anëtari i Këshillit të Autoritetit përfiton një shpërblim mujor të barabartë me 30 për qind të pagës

së Kryetarit.”.

Neni 4

Pas shkronjës “k” të pikës 2 të nenit 14 shtohet shkronja “l” me këtë përmbajtje:

“l) miraton rregulloren e funksionimit të organit ekzekutiv.”.

Neni 5

Pika 2 e nenit 15 ndryshohet si më poshtë:

“2. Mbledhja e Këshillit thirret dhe drejtohet nga Kryetari, i cili në lajmërimin me shkrim ka

përcaktuar më parë rendin e ditës.”.

Neni 6

Pika 2 e nenit 16 shfuqizohet.

Neni 7

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.