Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike
Ligji nr. 9512, datë 10 prill 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9512
- Data e miratimit
- 10 prill 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 38, 3 maj 2006
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2006-05-03
LIGJ
Nr.9512, datë 10.4.2006
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN
E ENERGJISË ELEKTRIKE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, bëhen këto ndryshime e
shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pikat 22, 23, 30 dhe 33 ndryshohen si më poshtë:
“22. “Shoqëri transmetimi” ose “Operatori i sistemit të transmetimit” është personi i licencuar për
të kryer veprimtaritë e transmetimit të energjisë elektrike, dispeçerimit të sistemit elektroenergjetik, si dhe
për operimin e tregut të energjisë elektrike.
23. “Dispeçerim” është operimi i sistemit elektroenergjetik, në mënyrë që të ruhen balancat
ndërmjet prodhimit, import/eksportit dhe konsumit të energjisë elektrike në nivel kombëtar, duke ruajtur
sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit.
30. “Furnizim” është lëvrimi dhe shitja e energjisë elektrike te klienti.
33. “Klienti tarifor” është klienti, që furnizohet nga furnizuesi publik me çmime dhe tarifa të
rregulluara.”.
2. Pas pikës 30 shtohet pika 30/1 me këtë përmbajtje:
“ 30/l. “Furnizuesi publik” është personi i licencuar për të furnizuar klientët tariforë.”.
Neni 2
Pikat 4 e 7 të nenit 4 ndryshohen si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.