Për disa ndryshime në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar.
Ligji nr. 85/2023, datë 2 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 85/2023
- Data e miratimit
- 2 nëntor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 175, 6 dhjetor 2023
- Hyn në fuqi
- 21 dhjetor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2023-12-06
LIGJ
Nr. 85/2023
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9363, DATË 24.3.2005, “PËR DËRGIMIN
E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË JASHTË
VENDIT, SI DHE PËR MËNYRËN E PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT
TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN
E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 12, pika 3, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake
të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në shkronjën “ç” të pikës 1 të nenit 2, në titull dhe në pikën 1 të nenit 9 dhe në shkronjën “ë” të
nenit 11 fjalët “misione humanitare ndërkombëtare” zëvendësohen me fjalët “misione dhe operacione
humanitare ndërkombëtare dhe emergjencash civile”.
Neni 2
Në titull dhe në pikën 1 të nenit 15 fjalët “misione humanitare” zëvendësohen me fjalët “misione
dhe operacione humanitare dhe emergjencash civile”.
Neni 3
Pika 4 e nenit 16 ndryshohet si më poshtë:
“4. Forcat ushtarake të huaja gjatë kalimit transit nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë
shoqërohen nga Policia Ushtarake e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nëse kërkohet
nga shteti përkatës.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.