Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit””, të ndryshuar

Ligji nr. 91/2023, datë 2 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
91/2023
Data e miratimit
2 nëntor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 173, 1 dhjetor 2023
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2023-12-01

LIGJ

Nr. 91/2023

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 018, DATË 13.11.2008,

“PËR AVOKATURËN E SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Shkronja “a” e pikës 3, të nenit 4, ndryshohet si më poshtë:

“a) zyrat vendore;”

Neni 2

Në nenin 11 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Titulli i nenit 11 ndryshohet dhe bëhet: “Zyrat vendore në Avokaturën e Shtetit”.

2. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Zyrat vendore të Avokaturës së Shtetit janë përgjegjëse për dhënien e asistencës juridike

personave juridikë të përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji.”.

3. Pas pikës 1 shtohen pikat 1.1 – 1.5 me këtë përmbajtje:

“1.1 Avokati

i Përgjithshëm i Shtetit bën vlerësimin e organizimit të zyrave vendore pas çdo

ndryshimi në organizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave nga organet

përgjegjëse sipas legjislacionit në fuqi.

1.2 Zyrat vendore i shtrijnë kompetencat e tyre tokësore pranë një ose më shumë gjykatave të

shkallës së parë, me afërsi territoriale ndërmjet tyre, si dhe pranë gjykatave të apelit.

1.3 Zyrat vendore dhe kompetencat e tyre tokësore caktohen duke marrë parasysh, në mënyrë të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.