Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 "Për buxhetin e vitit 2025", të ndryshuar
Akti normativ nr. 10/2025, datë 8 tetor 2025, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 10/2025
- Data e miratimit
- 8 tetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 194, 21 tetor 2025
- Hyn në fuqi
- 21 tetor 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2025-10-21
AKT NORMATIV
Nr. 10, datë 8.10.2025
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 115/2024,
“PËR BUXHETIN E VITIT 2025”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni l
Nenet 1, 2, 3, 4 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Neni l
Buxheti për vitin 2025 është:
Të ardhurat | 770 140 milionë lekë;
Shpenzimet | 831 784 milionë lekë;
Deficiti | 61 644 milionë lekë.
Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2025 është:
Të ardhurat | 551 659 milionë lekë;
Shpenzimet | 613 303 milionë lekë;
Deficiti | 61 644 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2025 është:
Të ardhurat | 89 911 milionë lekë
nga të cilat: |
- transferta e pakushtëzuar e përgjithshme | 26 282 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale | 13 429 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale (grant performance) | 200 milionë lekë
- transferta sektoriale për pagat | 3 500 milionë lekë;
- të ardhura të tjera | 46 500 milionë lekë;
Shpenzimet | 89 911 milionë lekë.
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2025 është:
l. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.