Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen kuadër për bashkëpunimin ndërmjet shteteve frankofone të europës qendrore dhe lindore për zhvillimin e formimit profesional dhe teknik”
Ligji nr. 9557, datë 8 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9557
- Data e miratimit
- 8 qershor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 6 korrik 2006
- Hyn në fuqi
- 21 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2006-07-06
LIGJ
Nr.9557, datë 8.6.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN KUADËR PËR
BASHKËPUNIMIN NDËRMJET SHTETEVE FRANKOFONE TË EUROPËS QENDRORE
DHE LINDORE PËR ZHVILLIMIN E FORMIMIT PROFESIONAL DHE TEKNIK”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen kuadër për bashkëpunimin ndërmjet shteteve
frankofone të Europës Qendrore dhe Lindore për zhvillimin e formimit profesional dhe teknik”, bërë
në Bukuresht më 5 nëntor 2004.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 4941, datë 27.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJA KUADËR
BASHKËPUNIMI MIDIS SHTETEVE FRANKOFONE TË EUROPËS QENDRORE DHE
LINDORE PËR ZHVILLIMIN E FORMIMIT PROFESIONAL DHE TEKNIK
Preambul
Në kontekstin e deklaratës së ministrave europianë të formimit profesional e teknik dhe të
Komisionit Europian të nënshkruar në Kopenhagen në 29 dhe 30 nëntor 2002, shtetet e vendeve
frakofone të nënshkruara, të quajtura më poshtë ”Palë Kontraktuese”,
- të nxitur nga vullneti për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe të solidaritetit që bashkojnë popujt
e Frankofonisë;
- të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, anëtare
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.