Për një shtesë në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”
Ligji nr. 9559, datë 8 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9559
- Data e miratimit
- 8 qershor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 6 korrik 2006
- Hyn në fuqi
- 21 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2006-07-06
LIGJ
Nr.9559, datë 8.6.2006
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7975, DATË 26.7.1995 “PËR BARNAT NARKOTIKE
DHE LËNDËT PSIKOTROPE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, pas nenit 10
shtohet neni 10/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 10/1
1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, specialistët e Policisë së Rendit dhe të Policisë
Kriminale në zonë, brenda juridiksionit të tyre administrativ, në bashkëpunim edhe me strukturën
përkatëse të luftës kundër drogës në drejtorinë e policisë të qarkut, organizojnë punën për
parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin e sipërfaqeve të kultivuara dhe identifikimin e
personave përgjegjës.
2. Kryetari i njësisë bazë të qeverisjes vendore, specialistët e Policisë së Rendit dhe të Policisë
Kriminale në zonë, për çdo rast të vërejtjes apo marrjes dijeni për kultiv imin e bimëve narkotike në
zonën që mbulojnë, janë të detyruar të raportojnë menjëherë me shkrim në strukturën përkatëse të
luftës kundër drogës në drejtorinë e policisë të qarkut.
3. Kur personat e mësipërm veprojnë në kundërshtim me pikën 2 të këtij neni , sipas rastit, janë
subjekte të veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 300 dhe 301 të Kodit Penal.”.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.