Ligj

Për ratifikimin e konventës europiane “Për statusin ligjor të punëtorëve migrantë”

Ligji nr. 9555, datë 8 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9555
Data e miratimit
8 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 69, 6 korrik 2006
Hyn në fuqi
21 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2006-07-06

LIGJ

Nr.9555, datë 8.6.2006

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS EUROPIANE “PËR STATUSIN LIGJOR TË

PUNËTORËVE MIGRANTË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet Konventa Europiane “Për statusin ligjor të punëtorëve migrantë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4939, datë 27.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

HYRJE

Vendet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të kësaj Konvente;

duke mbajtur në konsideratë faktin se vizioni i Këshillit të Europës është të arrijë një unitet më

të madh midis vendeve anëtare të tij, me qëllim ruajtjen dhe realizimin e idealeve dhe parimeve që

janë trashëgimi e përbashkët, lehtësimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe respektimin e

plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

duke pasur parasysh që statusi ligjor i punëtorë ve migrantë të cilët janë shtetas të vendeve

anëtare të Këshillit të Europës duhet të standardizohet në mënyrë që të sigurohet trajtimi sa më mirë i

tyre dhe me kushte jo më të këqija sesa punëtorët shtetas të vendeve pritëse në të gjitha aspektet e

jetesës dhe standardeve të punës;

duke qenë të vendosur për të lehtësuar më tej zhvillimin shoqëror të punëtorëve migrantë dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.