Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për njoftimin dhe dorëzimin jashtë shtetit të dokumenteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në fushën civile dhe tregtare”

Ligji nr. 9554, datë 8 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9554
Data e miratimit
8 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 69, 6 korrik 2006
Hyn në fuqi
21 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2006-07-06

LIGJ

Nr.9554, datë 8.6.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR NJOFTIMIN

DHE DORËZIMIN JASHTË SHTETIT TË DOKUMENTEVE GJYQËSORE DHE

JASHTËGJYQËSORE NË FUSHËN CIVILE DHE TREGTARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për njoftimin dhe dorëzimin jashtë shtetit të

dokumenteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në fushën civile dhe tregtare” të Konferencës së Hagës,

bërë më 15 nëntor 1965, me deklarimet e parashikuara në këtë ligj.

Neni 2

Në zbatim të nenit 21 të kësaj Konvente, Republika e Shqipërisë deklaron si më poshtë:

a) në përputhje me nenin 2, autoritet qendror caktohet drejtoria që mbulon bashkëpunimin

gjyqësor ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë;

b) në përputhje me nenet 6 e 18, autoritete janë gjykatat, të cilat kanë kërkuar dokumentet

gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në zbatim të kësaj Konvente;

c) në përputhje me nenin 9, autoritet përgjegjës, për të marrë dokumentet e transmetuara me

rrugë konsullore, caktohet drejtoria që mbulon çështjet konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4938, datë 27.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

KONVENTA

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.