Për ratifikimin e amendamentit të dispozitave, që lidhen me tregtinë, të Traktatit të Kartës së Energjisë
Ligji nr. 9560, datë 12 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9560
- Data e miratimit
- 12 qershor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 5 korrik 2006
- Hyn në fuqi
- 20 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2006-07-05
LIGJ
Nr.9560, datë 12.6.2006
PËR RATIFIKIMIN E AMENDAMENTIT TË DISPOZITAVE, QË LIDHEN ME TREGTINË, TË TRAKTATIT TË KARTËS SË ENERGJISË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet amendamenti i dispozitave, që lidhen me tregtinë, të Traktatit të Kartës së Energjisë, që janë pjesë përbërëse të aktit final të Konferencës Ndërkombëtare dhe vendimit të Konferencës së Kartës së Energjisë, të mbajtur në Bruksel në datat 23-24 prill 1998.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4943, datë 27.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
AMENDAMENT
NË LIDHJE ME DISPOZITAT QË LIDHEN ME TREGTINË NGA TRAKTATI I KARTËS SË ENERGJISË
Ky shënim skicon elementet e amendamentit të rëna dakord në Konferencën e Prillit 1998, elemente të cilat shtohen në tekstin e TKE.
1. Amendamenti konsiston në Aktin Final, i cili përmban tre kuptime dhe dy deklarata bashkëpunimi që lidhen me amendamentin; Aneksi 1 i Aktit Final është vetë amendamenti, i cili konsiston në shtatë nene; Aneksi 2 i Aktit Final përmban dy vendime.
2. Neni 1 i amendamentit (Aneksi 1 i Aktit Final) përmban tekstin e nenit 29 (Dispozita të Përkohshme për Çështjet që Lidhen me Tregtinë) i vendosur në Traktin e Kartës së Energjisë (TKE).
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.