Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar

Ligji nr. 9570, datë 21 gusht 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9570
Data e miratimit
21 gusht 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 78, 26 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2006-07-26

LIGJ

Nr.9570, datë 3.7.2006

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7995, DATË 20.9.1995 “PËR NXITJEN E

PUNËSIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Përkufizime

1. Në qoftë se në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe, përcaktimet e bëra në Kodin e Punës përdoren

edhe për këtë ligj.

2. “Ministër” është Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

3. “Ministri” është Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

4. “Person” është një person fizik, siç përcaktohet në Kodin Civil.

5. “Ndërmarrje” është një person juridik, siç përcaktohet në Kodin Civil.

6. “Punëdhënës” janë ndërmarrjet dhe personat, që u sigurojnë personave të tjerë një punësim të

paguar, me një kontratë punësimi.

7. “Punësim” është punësimi i përshtatshëm, fitimprurës dhe i zgjedhur lirisht.

8. “Punësim i përshtatshëm” është punësimi i paguar i një personi, në përputhje me moshën,

gjininë, kushtet shëndetësore, arsimimin, formimin profesional, vendbanimin, kohëzgjatjen e punësimit të

mëparshëm, përvojën e fituar, ndikimin e punës në fjalë në gjendjen personale dhe familjare dhe gjendjen e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.