Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane “Për programin rajonal CARDS 2005””

Ligji nr. 9571, datë 8 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9571
Data e miratimit
8 shtator 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 78, 26 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2006-07-26

LIGJ

Nr.9571, datë 3.7.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE “PËR PROGRAMIN RAJONAL CARDS 2005””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane “Për programin rajonal CARDS 2005””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4987, datë 21.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE FINANCIARE

KUSHTET SPECIALE

Komuniteti Europian, këtu e tutje referuar si “Komuniteti”, i përfaqësuar nga Komisioni i Komuniteteve Europiane, këtu e tutje referuar si “Komisioni”, nga njëra anë, dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, këtu e tutje referuar si “Përfituesi”, nga ana tjetër,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Natyra dhe qëllimi i veprimit

1.1. Komuniteti do të kontribuojë për financimin e programit CARDS Rajonal 2005, këtu e tutje referuar si “Programi”, i cili është përshkruar në dispozitat teknike dhe administrative në shtojcën II.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.