Për Këshillin Konsultativ të Biznesit
Ligji nr. 9607, datë 11 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9607
- Data e miratimit
- 11 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 108, 16 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 31 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2006-10-16
LIGJ
Nr.9607, datë 11.9.2006
PËR KËSHILLIN KONSULTATIV TË BIZNESIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Këshilli Konsultativ i Biznesit (KKB) është organ këshillimor i Këshillit të Ministrave për
zhvillimin e politikave ekonomike dhe për përmirësimin e kuadrit ligjor përkatës.
Neni 2
Objekti i veprimtarisë
1. Objekti i veprimtarisë së Këshillit Konsultativ të Biznesit është përgatitja e rekomandimeve
për Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin, nëpërmjet dialogut shtet-privat në:
a) procesin e hartimit të strategjive dhe të programeve qeveritare të zhvillimit të ekonomisë;
b) procesin e përgatitjes së Buxhetit të Shtetit dhe të paketave fiskale;
c) politikat e privatizimit;
ç) politikat e prokurimit publik;
d) politikat e nxitjes së investimeve;
dh) politikat e zhvillimit të tregtisë dhe të biznesit;
e) politikat e konkurrencës, mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve.
2. KKB -ja ia dërgon përfundimet dhe rekomandimet e saj Këshillit të Ministrave dhe
Kuvendit. Projektaktet e përgatitura nga institucionet qendrore të administratës, sipas objektivave të
përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, i dërgohen për mendim KKB-së.
Neni 3
Burimet e financimit
Burimet e financimit të KKB-së janë:
1. Buxheti i Shtetit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.