Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2004 “Programi i sektorit të energjisë”, me një grant prej 9 000 000 eurosh”
Ligji nr. 9606, datë 11 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9606
- Data e miratimit
- 11 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 108, 16 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 31 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2006-10-16
LIGJ
Nr.9606, datë 11.9.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2004 “PROGRAMI I SEKTORIT TË ENERGJISË”, ME NJË GRANT PREJ 9 000 000 EUROSH”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2004 “Programi i sektorit të energjisë”, me një grant prej 9 000 000 (nëntë milionë) eurosh”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5056, datë 4.10.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2004 “PROGRAMI I SEKTORIT TË ENERGJISË”
në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë;
duke u nisur nga dëshira për t’i forcuar dhe thelluar këto marrëdhënie miqësore nëpërmjet bashkëpunimit Financiar si partnerë;
të ndërgjegjshme se ruajtja e këtyre marrëdhënieve përbën bazën e kësaj Marrëveshjeje;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.