Ligj

Për ratifikimin e “Konventës së bashkëpunimit policor për Europën Juglindore”

Ligji nr. 9604, datë 11 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9604
Data e miratimit
11 shtator 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 107, 13 tetor 2006
Hyn në fuqi
28 tetor 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2006-10-13

LIGJ

Nr.9604, datë 11.9.2006

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS SË BASHKËPUNIMIT POLICOR PËR EUROPËN JUGLINDORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa e bashkëpunimit policor për Europën Juglindore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5054, datë 4.10.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTA E BASHKËPUNIMIT POLICOR PËR EUROPËN JUGLINDORE

Versioni përfundimtar 31.3.06

Hyrje

Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Maqedonisë, Republika e Moldavisë, Rumania dhe Unioni Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi,

në vijim të quajtura si “Palët Kontraktuese”,

- me dëshirën për të bashkëpunuar për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë;

- të vendosura për të luftuar me efikasitet kërcënimet ndërkufitare ndaj rendit dhe sigurisë publike si dhe krimin ndërkombëtar, duke hyrë në një partneritet për sigurinë;

- duke synuar rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit policor;

- të vendosura për të fuqizuar mbështetjen reciproke në çështjet policore;

- janë dakord për sa vijon:

Neni 1

Fusha e kësaj Konvente

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.